Punimet e filigranit datojnë nga marrëdhëniet tregtare me Venedikun

0
286

Ekspozita e stolive prej filigranit për herë të parë është shfaqur në Muzeun e Kosovës në vitin 2016 nga Arlinda Zylari. Filigrani shpjegon teknikën e bërë nga bizhuteri zbukuruese nga copat e bukura dhe të holla prej teli, të kombinuara me rruza të vogla të quajtura granula.

Filigrani në Istër daton nga marrëdhëniet tregtare me Venedikun, ndërsa, filigrani që njihet sot në Istër hyn në mesin e shekullit XX nga Kosova. Në shtetin tonë, filigrani është zhvilluar nën ndikimin e Bizantit. Filigrani siç dihet është teknik e argjendit, një prej zanateve më të njohura në Kosovë.

Kuptimi i fjalës “Filigran” në fjalor:

Punim argjendarie, në trajtën e një dantelle të thurur me fije të holla e të dredhura ari, argjendi, bakri etj. për të bërë sende të ndryshme të përdorimit vetjak (kuti duhani, stoli etj.), për të zbukuruar veshjet, dorezat e shpatave etj.; telish. Filigran i artë. Filigran argjendi. Kuti (pipe) filigrani.