Punëtorët teknik në grevë, Zemaj dhe Krasniqi në takim me Sindikatën e Sektorit Privat

0
66

Ka nisur takimi në mes ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj, kryetarit të Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi dhe drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi.

Ky takim po mbahet pas hyrjes në grevë të punëtorëve teknikë të spitaleve të vendit, përveç QKUK-së, si pasojë e mos realizimit të kërkesës së tyre për pagesë shtesë nga ana e Qeverisë së Kosovës.