Punëtorët në grevë, anulohen qindra fluturime

0
41

Një grevë për pagat e personelit të sigurisë në tetë aeroporte në Gjermani, përfshirë Frankfurtin me numrin më të madh të fluturimeve ka shkaktuar kaos dje në trafikun ajror për të tretën herë radhazi në më pak se dhjetë ditë.

Ndërprerja e punës me kërkesë të sindikatës ‘’Verdi’’, që nisi në orën 02:00 lokale në Frankfurt dhe zgjati deri në orën 20:00, ku janë gjithashtu të përfshirë aeroportet e Hanoverit, Bremenit, Hamburgut, Leipzigit, Dresden, Erfurt dhe Mynih, shenjë e përkeqësimit të një konflikti shoqëror i kthyer tashmë në burim të anulimeve të qindra fluturimeve javën e kaluar.

‘’Verdi’’, i cili nuk përjashtoi greva të reja përpara bisedimeve të ardhshme më 23 janar, përshëndeti në një deklaratë një “pjesëmarrje shumë të madhe” në lëvizjen sociale, shkruan Atsh.

Të paktën 200,000 udhëtarë u përfshinë nga anulime dhe vonesa në oraret e fluturimeve, sipas Federatës së Aeroporteve Gjermane.