Punëtorë shëndetësorë ngritin flamurin amerikan në sheshin “Bill Clinton”

0
95

Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara është deklarata e miratuar nga mbledhja e Kongresit të Dytë Kontinental në Filadelfia, Pensilvani më 4 korrik 1776, e cila njoftoi se trembëdhjetë kolonitë amerikane, në atë kohë në luftë me Mbretërinë e Britanisë së Madhe, e konsiderojnë veten si trembëdhjetë shtete të pavarur, sovranë, që nuk janë më nën sundimin britanik. Ata formuan një shtet të ri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Si çdo vit, Kosova zhvillon ngjarje në nderim të kësaj date.

Shoqata Miqtë e Amerikës, ka vazhduar aksionin e përjetshëm në nderim të 4 korrikut – Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për dallim nga vitet tjera, këtë vit ngritja e flamurit amerikan është bërë nga punëtorët shëndetësorë si shenjë nderimi për kontributin që kanë dhënë dhe po japin për luftën kundër pandemisë Covid-19.