Publikohet orari i garave për Lojërat Olimpike Tokio 2020

0
66

Lojërat Olimpike Tokio 2020, po afrohen. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) ka publikuar orarin e garave, kur kanë mbetur edhe 15 muaj deri në fillimin e tyre. Lojërat Olimpike Tokio 2020, mbahen prej 24 korrik deri më 9 gusht të vitit të ardhshëm në kryeqytetin e Japonisë.

Për Ekipin Olimpik të Kosovës, Tokio 2020 do të jenë Lojërat e dyta Olimpike, pas debutimit në Rio 2016, ku fituam medaljen e artë me xhudisten, Majlinda Kelmendi.
Pikërisht në sportin e xhudos, momentalisht pesë garues: Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka e Akil Gjakova, janë brenda normës Olimpike.
Sipas orarit të publikuar, xhudo do të zhvillojë gara në katër ditë të ndryshme.

Gjithnjë nëse arrijnë të kualifikohen, kategoria e Distria Krasniqit (-48 kg) do të garojë më 25 korrik, e Majlinda Kelmendit (-52 kg) më 26 korrik, ndërsa Akili e Nora Gjakova do të garojnë më 27 korrik. Loriana Kuka me kategorinë e saj (-78 kg), do të garojnë më 30 korrik.
Ceremonia hapëse e LO Tokio 2020 zhvillohet më 24 korrik 2020.
Orarin e garave mund ta gjeni duke klikuar në këtë link: ORARI

 

https://tokyo2020.org/en/games/schedule/olympic/