Publikohet libri “Sallatë dhe Çalldisje”, shpalos përcjelljen e shumë koncerteve muzikore

0
56

Sallatë dhe Çalldisje është libër i nisur diku para gjashtëmbëdhjetë vitesh nga koncertet e përcjellura gjithandej Evropës. Janë përjetime personale. Secila nga to e ka tregimin dhe përjetimin e veçantë. Fillet e saj nisin me koncertin e Bryan Ferryt and Roxy Music në vitin 2003, ndërsa përfundon me The Cure në vitin 2019.

Nga shumë koncerte të përcjellura, janë veçuar disa sosh të cilat janë në libër nën kapitullin Sallatë, të titulluar ashtu shkaku i shumëllojshmërisë së zhanreve muzikore, ndërsa është edhe një pjesë ku janë shkruar në mënyrë eseistike pjesët për David Bowien – me rastin e vdekjes, Gjurmët dhe bendin slloven, Laibach. Megithatë, libri përmbyllet me pjesën Çalldisje, që në të vërtetë është një përmbledhje e koncerteve nën titullin Ta jetosh Glastonburyn.

Në Sallatë dhe Çalldisje, ndër të tjerash shkruhet për: The Rolling Stones, Gang of Four, U2, The Residents, Gillespie, Bob Dylan, Amy Winehouse, Depeche Mode, Rita Oren, Norah Jones, Lady Gagga, Radiohead, The Ting Tings, Florence and the Machine etj.

Kur është shkruar për këto bende dhe festivalin e Glastonburyt, nuk ka qenë ide të bëhet analizë muzikore dhe profesionale për nivelin e muzikimit, qëllimi ka qenë të ofrohet për publikun një përjetim, atmosferë, disponimi i publikut, pjesa formale dhe joformale rreth koncerteve.

Libri në pjesën e sajë të fundit përmban edhe një përmbledhje fotosh të bëra gjatë koncerteve dhe të cilat janë si pjesë e ndare e shtypur ne ngjyra./Kult