Publikohet libri i basketbollistit Kobe Bryant

0
72

Vanessa Bryant po bën pjesën e saj për të vazhduar trashëgiminë e burrit të saj tashmë ndjerë

Të martën, gati gjashtë muaj pasi Kobe Bryant vdiq në një përplasje me helikopter së bashku me vajzën e tyre 13-vjeçare, Gianna, Vanessa njoftoi lëshimin e librit të parë të ish-yllit të NBA, me titull “Geese Are Never Swans”, shkruan ET, transmeton KultPlus.

Krijuar nga Kobe dhe shkruar nga psikologu Eva Clark, libri ndjek historinë e Gus, një djalë i ri që ëndërron të arrijë në Olimpiadë si notar. Qëllimi i tij është i ngjashëm me atë të vëllait të tij të ndjerë, Danny, i cili vdiq nga vetëvrasja pasi nuk arriti të ishte vetë në ekipin e kombëtares. Megjithë një mori provash dhe mundimesh, Gus fillon të mësojë fuqinë shëruese të sportit.

“Ne jemi kaq krenarë për të vazhduar misionin e Kobe për të mësuar fuqinë e emocionit për gjeneratën e ardhshme të sportistëve. Libri i parë i Kobe, #GeeseAreNeverSwans është publikuar zyrtarisht sot”, tha Vanessa në Instagram. “Romani përqendrohet në rëndësinë e shëndetit mendor në mesin e sportistëve të rinj dhe sesi sporti mund të ndihmojë në kapërcimin e disa prej pengesave më të mëdha të jetës.”

“Faleminderit që vazhduat të mbështesni trashëgiminë e tij”, shtoi ajo. “Ky libër gjithashtu më ndihmoi të përballoj pikëllimin. Jam ë kënaqur që kemi akoma librat e tij për të na ndihmuar gjatë rrugës”