Pse u largua nga Parlamenti Evropian libri “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999”?

0
1710

Një libër i madh për nga përmbajtja por edhe fizikisht, e që dëshmon për terrorin e Serbisë mbi shqiptarët arriti të hynte në Parlamentin Evropian. Por, nuk qëndroi gjatë aty.

Autori i librit “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999”, Nusret Plana tregon se si deputeti shqiptar i Parlamentit Evropian, Ahmet Gjonaj e futi brenda Parlamentit këtë libër.

“Ahmet Gjanaj arriti që t’i fuste atje, në mënyrë ligjore mbi 700 libra, por vetëm 30 prej tyre i kanë pranuar. Kanë lobuar pastaj lobi grekë, rus, dhe serbë. E Serbia fashiste ka dhënë miliona euro për ta larguar këtë libër nga Parlamenti Evropian, dhe fatkeqësisht ja dolën. Libri është në 9 gjuhë të botë. E kemi tërhequr librin, në Bruksel e kemi, kemi marr një avokat ndërkombëtar dhe po provojmë që të ja shpërndajmë secilin deputet të Parlamentit Evropian, secilit në shtëpi. Është e vështirë sepse kushton, por po provojmë që deri më 17 shkurt, ditën e pavarësisë së Kosovës ata ta kenë dhe të shohin cfarë ka ndodhur në Kosovë. Aq më pak tani që deputetët janë ndërruar”, thotë Nusret Pllana./oxygenpress.info