Pse të jesh perfeksionist është e rrezikshme?

0
103

Njerëzit me perfeksionizëm shpeshherë i vendosin vetes standarde të larta, ndonjëherë të pamundura për t’u arritur. Ata mendojnë se ajo çfarë bëjnë nuk është kurrë mjaftueshëm. Disa njerëz janë të mendimit se perfeksionizmi është një motivues i shëndetshëm, por nuk është kështu. Të qenurit perfeksionist mund t’ju bëjë të ndiheni të pakënaqur me veten dhe të ndikojë te ankthi, depresioni, çrregullimet e të ngrënit etj.

Cilat janë simptomat?

Dëshira për të arritur më shumë gjëra është e shëndetshme, por kur kjo dëshirë është e paarsyeshme, mund të shkaktohen probleme. Mund të jeni duke përjetuar perfeksionizëm nëse:
– ndiheni sikur dështoni në gjithçka që bëni;
– i zvarrisni gjërat sepse keni frikë se mos nuk i bëni në mënyrë të përsosur;
– e keni të vështirë të pushoni;
– fiksoheni pas rregullave, listave të punës.

Çfarë e shkakton?

Shkaku i perfeksionizmit nuk është i qartë. Njerëzit me perfeksionizëm besojnë se ata vlejnë vetëm për shkak të asaj çfarë bëjnë dhe mënyrës si trajtojnë të tjerët.

Nga shkaku te trajtimi: Pse të jesh perfeksionist është e

Si trajtohet?

Nëse perfeksionizmi po ndërhyn në aftësinë tuaj për të jetuar një jetë të lumtur, flisni me një profesionist të shëndetit mendor.

Si mund të zvogëlohet dëshira për të qenë perfeksionist?

– Vendosni synime reale, të arritshme
– Merruni me detyrat hap pas hap
– Përqëndrohuni vetëm te një detyrë në një kohë
– Pranoni se nga gabimet mësoni
– Përballuni me frikën e dështimit duke parashikuar rezultate të mundshme.