Pse s’duhet të flemë kur sapo kemi ngrënë

0
328

E keni parasysh, pasi keni mbaruar ushqimin gjëja e vetme që doni të bëni është të merrni një sy gjumë, por në shumicën e rasteve dëgjoni një zë nga kuzhina që thotë: “Mos u shtri tani se sa ke ngrënë!”

A është e vërtetë që gjumi menjëherë pas konsumimit të një vakti është i dëmshëm?

Rezulton se po! Veprimi i parë dhe i vetëm që duhet të shmangni pasi keni ngrënë është të shtriheni, në të kundërt mund të përballeni me pasojat më poshtë:

1- Do të keni urth

Kur shtriheni, acidi lëviz përreth stomakut dhe mund të ketë kontakt me pjesë të tjera të ndjeshme të sistemit digjestiv. Kjo çon në ndjesinë e urthit, ndjesisë së djegies në krahëror dhe fyt.

2- S’do bëni as gjumë të rehatshëm!

Nëse keni ngrënë bollshyëm, sistemi tretës vazhdon të kryejë procesin e tij edhe kur ju flini. Mos prisni gjumë të rehatshëm, për më tepër nëse vakti ishte i rëndë.

3- Do të urinoni shumë shpesh

Disa njerëz thonë se u duhet të çohen shpesh natën për të urinuar. Diçka e tillë lidhet edhe me nivelin e kafeinës që gjendej në ushqimin që konsumuat. Kjo rrit nevojën për të urinuar më shumë.

4- Mund të shtoni peshë

E dimë që s’do të donit ta dëgjonit këtë, por të shkosh në shtrat menjëherë pas buke, ndikon tek pesha. Ti s’i ke dhënë kohë mjaftueshëm trupit të djegë kaloritë e tepërta, prandaj më mirë qëndroni zgjuar dhe mbani trupin në formë!

Sa orë duhet të presim pas një vakti për tu shtrirë?

Për të shmangur çdo lloj problemi nutricionistët sugjerojnë të paktën 3 orë. Pas kësaj kohe, mund të bëni gjumin e ëndrrave!

Burimi: Bright Side