Pse nëntori është muaji i burrave!

0
78

Nëse shihni burra me mustaqe të gjata gjatë muajit nëntor apo haseni me hashtag-un (#noshavenovember), dijeni që po mendojnë për një kauzë shumë të rëndësishme sesa thjesht të tërheqin seksin e kundërt me pamjen e tyre burrërore.

Movember (moustache + november) është një event simbolik i muajit nëntor, gjatë së cilit burrat e çdo moshe rrisin mustaqet me qëllim ndërgjegjësimin rreth shëndetit të meshkujve, specifikisht sëmundjeve si: kanceri i prostatës, kanceri në testikuj apo sëmundjeve mendore si depresioni. Ashtu si ndërgjegjësimi ndaj kancerit të gjirit edhe “movember” është një lëvizje globale dhe synon “të ndryshojë fytyrën e shëndetit të seksit mashkull”.

Kjo nismë e ka zanafillën 14 vite më parë në Australi, kur një grup miqsh vendosën të ‘ringjallin’ një trend të dalë jashtë mode: mustaqen! 30 burra vendosën të bëhen pjesë për të parë si do të shkonte dhe kur zbuluan sa argëtuese ishte, filluan të mblidhnin para vitin e ardhshëm me qëllim sensibilizimin rreth kancerit të prostatës. Në 2004-ën, eventi numëronte plot 450 pjesëmarrës që arritën të mbledhin plot 43 mijë dollarë, shifër kjo e papërfillshme krahasuar me atë të vitit 2012-të. 21 vende mbështesnin nismën duke mbledhur 154 milion dollarë.

Movember shtyn burrat të bëjnë të gjitha kontrollet e nevojshme për të kapur në kohë sëmundjen e kancerit dhe për ta kuruar me efektivitet, duke reduktuar kështu numrin e vdekjeve. Ata inkurajohen gjithashtu të priren drejt një stili jetese më të shëndetshëm.

Fakte të tjera rreth Movember

1.

Burra të vërtetë rrisin mustaqe të vërteta dhe flasin për problematika të vërteta.

2.

Mustaqja simbolizon fjongon për shëndetin e mashkullit.

3.

Burrat që e ndërmarrin këtë nismë quhen Mo Bros, e nisin muajin nëntor pa qime në fytyrë dhe i rrisin më pas deri në fund të muajit.

4.

Synohet rritja e fondeve dhe ndërgjegjësimi i burrave për sëmundje që shpesh i injorojnë.

Burimi: Huffington Post, Anabel