Pse na duhen punëtorët social?

0
103

1- Ndihmojnë miliona fëmijë që nuk kanë siguri, probleme në shtëpi, të moshuar apo fëmijë që janë të vetëm. Më shumë se 500,000 fëmijë në Angli po rriten në mjedise me rrezik të lartë. Punonjësve socialë u është dhënë përgjegjësia për të ndihmuar dhe mbështetur, duke sjellë ndryshime për disa nga familjet më të margjinalizuara. Punëtorët socialë krijojnë marrëdhënie të forta me familjet e tyre. Ata bëjnë pyetje, kontaktojnë me agjenci, ofrojnë ndihmë dhe mbështetje për të ndryshuar ngjarjet e pakëndshme në komunitet apo brenda familjes. Punojnë edhe me prindërit për të rritur sigurinë dhe stabilitetin në jetën familjare. Në rastet e fëmijëve pa shtëpi apo familje, ata mundohen të gjejnë prindër birësues. Puna e tyre me pak fjalë ka të bëjë me të ardhmen e fëmijëve dhe familjeve.

2- Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë atë që bëjnë punonjësit socialë. Ndryshe nga profesionet si mësues, një punonjës social ka lidhje të drejtpërdrejtë me komunitetin dhe mirëqenien e njerëzve pa orar zyrtar. Sipas Survey High Fliers 2018 UK Graduate Careers, 73% e studentëve të universitetit të vitit të fundit nuk e kanë konsideruar ndonjëherë të zgjedhin si profesion Social Worker. Por me programet e punës sociale si Frontline, kjo gjë ka nisur të ndryshojë në Britani, madje po bëhet thirrje se është një zgjedhje fantastike për të bërë karrierë.

3- Është një nga profesionet më të rëndësishme në Angli. Në Angli ka më shumë se 28.000 fëmijë dhe punonjës socialë, por shumë shpesh puna e tyre kalon pa u vënë re. Ata janë avokatë të drejtësisë sociale dhe ata që ndryshojnë familjet. Ata merren me çështje të rënda sociale çdo ditë për të ndihmuar në gjetjen e zgjidhjeve për fëmijët dhe familjet më në nevojë. Punonjësit socialë janë përgjegjës për dhënien e dëshmive në gjykatë dhe kanë një ndikim jetik mbi disa nga vendimet më të rëndësishme në jetën e një familjeje. Rëndësia e rolit të një punonjësi social është e pamatshme. Në fund të fundit, çfarë mund të jetë më e rëndësishme se sigurimi që çdo fëmijë të ketë një fillim të sigurt dhe të qëndrueshëm në jetë?

4- Është punë tejet e vështirë, por shumë e dobishme. Puna sociale është një nga punët më të dobishme. Ka pak profesione të tjera ku mund të ndryshoni vërtetë jetën e atyre më në nevojë. S’është për t’u habitur se sondazhi i Guardian Social Lives zbuloi se 84% janë krenarë për punën që bëjnë ata dhe 77% e tyre gëzojnë për punën e tyre.

5- Punonjësi social ka potencialin për të shëruar ndarjet e thella të shoqërisë. Empatia është çështja kryesore e punonjësve sociale. Mundohen të bashkojnë njerëzit, tregojnë rolin e rëndësishëm që ka shoqëria si në jetën e përditshme, si në vendime të rëndësishme.

6- Punonjësit socialë janë përgjegjës .Ata janë shpesh tepër privatë dhe duhet të mbeten kështu, por rezultati i tyre përcillet çdo ditë, në komunitet, në publik. The Guardian