Pse i ka NASA kostumet hapësinore të bardha?

0
1385

Ndoshta elementi kryesor që e dallon astronautin  nga të tjerët është kostumi i tij i bardhë.

Prej Neil Armstrong-ut e deri tek këta të fundit i kanë pasur të badha. Ama jo vetëm NASA, por edhe programet hapësinore të Rusisë dhe Kinës i bartin kostumet me këtë ngjyrë.

Prandaj, arsyeja pse astronautët e NASA-s i kanë kostumet me këtë ngjyrë nuk është çështje mode sa është çështje jetike për astronautët pasi kjo edhe ua ka shpëtuar jetën.

Në fluturimin e parë hapësinor të NASA-s, Project Mercury, ata i kanë pasur kostumet ngjyrë argjendi, mirëpo asnjëri prej atyre astronautëve pjesëmarrës nuk e kishin eksploruar vakuumin e hapësirës, e që është kyçe, pasi që në hapësirë kostumet hapësinore duhet të reflekojnë shumë.

Orandaj ngjyra e bardhë është më e rëndësishmja pasi që sipas Cathleen Leëis nga Muzeu Kombëtar Ajror dhe Hapësinor i SHBA-së, ngjyra e bardhe e reflekton rrezatimin në mënyrën ma efikase.

Atmosfera në tokë na mbron nga 77 përqind e rrezatimit të diellit por astronautët në hapësirë nuk e kanë atë mburojë, andaj janë të rrezikuar nga temperaturat e larta dhe rrezatimi që pastaj mund të rezultojë në sëmundje dhe probleme të mëdha.

Mirëpo, kostumi i bardhë e reflekton rrezatimin e rrezikshëm të diellit ashtu sikur është efekti i murit të bardhë nëpër dhomat e shtëpive tona që i mban ato më ftohtë se sa që kishte për t’i mbajtur një mur i ngjyrosur me ndonjë ngjyrë më të mbyllët apo të errët siç është e zeza.

Kjo pasi që ngjyra më e çelët absorbon 35 përqind më pak nxehtësi se ajo e mbyllur.

Sidoqoftë, NASA dhe programet tjera kanë filluar të përdorin edhe ngjyra të tjera si pwr shembull të kaltër apo të verdhë, pasi që ekipet e NASA-s kanë për të kaluar vite në planetin Mars dhe mund të vuajnë nga mërzia, bajatosja apo depresioni, andaj ngjyrat mun të shërbejnë që sadopak ta zbusin atë gjendje potenciale.