Pse është e rëndësishme vitamina D gjatë kësaj periudhe

Eshtë shumë e rëndësishme të qëndroni të shëndetshëm, aq më tepër gjatë periudhës sezonit gripal dhe pandemisë së Covid-19. Teksa përpiqeni t’i mbani viruset larg vetes dhe familjes, mos harroni t’i kushtoni vëmendjen e duhur vitaminës D.

Ndonëse kjo vitaminë është e njohur për rolin e saj në forcimin e kockave, ka shumë efekte të tjera pozitive, përfshi këtu forcimin e sistemit imunitar. Si rezultat i disa kërkimeve, ekspertët kanë arritur në përfundimin se ata që kanë nivele të ulëta të vitaminës D, janë më të prirur të infektohen me koronavirus.

Ka shumë mënyra për të marrë këtë lloj vitamine, por kryesoret mbeten ekspozimi në diell dhe ushqimet e pasura me këtë element. Nëse doni kocka të forta dhe sistem imunitar të fortë, ushqimet më poshtë s’duhet të mungojnë në dietën tuaj, kryesisht gjatë kësaj periudhe.

1. Salmoni

2. Kërpudhat

3. E verdha e vezës

4. Lëngu i portokallit

5. Qumështi

6. Mishi i viçit

7. Ostrike

Burimi: Pop Sugar