Pse erdhi Rita Ora në Prishtinë dhe nuk mbajti fjalim?

0
85

Mbështetësja e profilit të lartë të Unicef ​​në Mbretërinë e Bashkuar, Rita Ora, sot personalisht i befasoi më shumë se 400 fëmijë dhe të rinj në vendin e saj të lindjës në Kosovë, kur ajo hyri për të përshëndetur një grup të madh të të rinjve.

Këngëtarja bëri një vizitë të papritur në “Activate Talk”në Prishtinë, në ngjarjen vjetore të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë e cila promovon iniciativa të reja të zhvilluara nga të rinjtë e përfshirë në UPSHIFT. Programi ofron mundësi trajnimi, financimi dhe mentorimi për të rinjtë për të themeluar bizneset e tyre dhe për të ndihmuar komunitetin.

Rita Ora udhëtoi në Kosovë këtë javë në mbështetje të fushatës për ndihmë financiare për fushatat bamirëse të  Unicef -it si dhe ​​për të parë se si programet e Unicef-it ​​po përmirësojnë shëndetin e fëmijës, zhvillimin e fëmijërisë së hershme dhe edukimit në komunitetet e margjinalizuara.

Sot, gjatë ditës, Rita e lindur në Kosovë e  cila u largua nga Kosova kur ishte një vjecare, gjithashtu mori pjesë në një sesion të fuqizimit të të rinjve dhe kaloi kohë duke takuar individualisht të rinjtë që po mbështeten nga Zyrja e UNICEF-it në Kosovë.

Rita tha: “Unë jam shumë e lumtur që jam kthyer në Kosovë dhe jam e privilegjuar të takoj fëmijët dhe familjet e mbështetura nga Unicef. Ky është udhëtimi im i parë me Unicef-in dhe me programet që ndikojnë pozitivisht në shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve, gjatë vizitave në shtëpi, dhe sa është e rëndësishme për të gjithë ne që të vazhdojmë të mbështesim Unicef-in.

“Nuk mund të presë të ju tregoj më shumë për punën që bën Unicef-i, për njerëzit që kam takuar dhe pse jam aq krenarë që jam e përfshirë në Soccer Aid për Unicef ​​këtë vit.”

Vizita e Ritas në Kosovë ishte në mbështetje të Soccer Aid për Unicef dhe më shumë informata do të jipen më vonë.

Rita ka qenë përkrahëse, aktiviste dhe avokuese e Unicef ​​UK që nga viti 2013.