Pse duhet vizituar Gjermaninë?

0
568

Gjermania ka nëntë shtete fqinje: Austrinë, Francën, Zvicrën, Danimarkën, Belgjikën, Luksemburgun, Republikën Çeke dhe Poloninë.

Ka më shumë banorë se çdo shtet i Bashkimit Evropian dhe, shtrihet nga Deti i Veriut dhe ai Baltik në veri e deri te Aplet në jug. Përshkohet nga lumenjtë Rin, Danub e Elba dhe është qendër e rëndësishme e transportit, me trena të shpejtë dhe rrjetin e famshëm rrugor, autostradat, në pjesë të të cilit nuk ka fare kufizim shpejtësie.

Pas luftës së Dytë Botërore, Gjermania ishte ndarë në pjesën komuniste: Gjermania Lindore dhe ajo Demokratike: Gjermania Perëndimore.

E vetmja mënyrë që njerëzit të shkonin në Berlin, ndërmjet vitit 1961 dhe 1990, ishte nëpërmjet një korridori transporti në Gjermaninë Lindore. Muri i Berlinit, pati ndarë qytetin deri në rrëzimin e tij, më 1989. Një vit më vonë, Gjermania është bashkuar dhe Berlini sërish bëhet kryeqyteti i mbarë Gjermanisë, siç është edhe aktualisht.

Në Gjermani…..

  • Johanes Gutenbergu ka shpikur makinën e shkrimit më 1436. Libri i parë I shtypur ishte Bibla.
  • Oktoberfest, Festivali Madhështor i Birrës, që mbahet cdo vit në shtator-tetor, tubon më shumë se gjashtë milionë vizitorë cdo vit.
  • Ora me qyqe ishte shpikur në fillim të shekullit të tetëmbëdhjetë.
  • Ka më shumë se 1.000 lloje suxhuku, që zakonisht hahen me mustardë dhe me një gotë birrë gjermane. 

Fakte rreth Gjermanisë

  • Është anëtar themelues i BE’së
  • Sistemin politik e ka – Republikë federale
  • Ka 82 milionë banorë
  • Përdor euron si valutë
  • Berlini është kryeqytet
  • Gjermanishtja është gjuhë zyrtare
  • “Guten Tag” është përshëndetje tipike

Gjermania sot….

Gjermania është ekonomia e tretë në botë dhe punëtorët e saj  të kualifikuar prodhojnë  automjete, pajisje inxhinierie, elektronike dhe të komunikimit, kemikate dhe produkte farmaceutike. Kompanitë e saj, kanë investuar shumë në vendet ish-komuniste (Evropën Qendrore dhe atë Lindore) që i janë bashkuar BE-së, më 2004.

Kë e njihni?

Gjermania është vendlindje e shumë personaliteteve të famshme- shkencëtarë, shpikës, shkrimtarë, muzikantë e artistë, përfshirë 103 laureatë të cmimeve Nobel si “ Albert Ajnshtajni dhe Maks Plank, themelues të fizikës moderne. Të tjerë emra të famshëm janë: Vilhelm Konrad Rëntgen, që zbuluan rrezet rëntgen, Johanes Gutenberg, shpikës i makinës së shkrimit, Hans Gajger, shpikës i pajisjes për matje rrezatimi Gajger dhe Kontit Ferdinand fon Zepelin, shpikës i flutarakes Zepelin. Kompozitorë të njohur gjermanë janë: Ludvig van Betoven, Johan Sebastian Bah, Johanes Brams dhe Ricard Vagner.

Supermodelet: Hajdi Klum dhe Klaudia Shifer, janë gjermane. Luan Krasniqi, është edhe nga Kosova por jeton në Gjermani, dhe është kampion boksi i kategorisë së rëndë për Evropë dhe Gjermani.

Ludvigi ll I Bavarisë

Mbreti i Bavarisë, Ludvigu ll (1845-1886), që njihej si njeri ekscentrik, kishte marrë famë me ndërtimin e kështjellave përrallore. Kryevepra e tij Neuschwanstein (poshtë) është një nga vendet  më të vizituara nga turistët në Gjermani dhe ishte model për Kështjellën e Diznit të Bukuroshja e Fjetur. Në fund, Ludvigut i qenë mbaruar paratë dhe vdes në rrethana misterioze. Kështjella është hapur për publikun shtatë vjet pas vdekjës së tij dhe mbreti i turpshëm “ i përrallave” dhe është shumë i dashur dhe i respektuar sot, në Bavari.

Kështjella  Nojshvanshtajn, në Bavar, i që ndërtuar nga Ludvigu ll në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Vizitohet nga më shumë se 1.3 milionë turistë cdo vit.

A keni uri?

Gjermanëve u pëlqen të hanë kafjall të bollshëm-bukë, ose peta me djathë, mish të tharë, recel ose mjaltë, plus vezë dhe kafe. Tashti janë në modë edhe drithërat. Në pasditën e vonë një copë tortë e zezë me qershi- e bërë me peta cokollate, fill të bardhë, qershi e liker qershie është e mirëseardhur, ose ndonjë gjevrek.

Gjermanët janë mjeshtër të gatimit të bukës dhe ka rreth 600 lloje në Gjermani. Atyre u pëlqen edhe shpargulli, para disa shekujsh fushat me shpargje mund të ishin pajë e nuses.

BE-ja dhe Tregtia

BE-ja është tregtari më i madh botëror, me një hise prej 20 për qind  të importit dhe eksportit mbarëbotëror. Themelimi i tregtisë së lirë ishte një nga synimet e Tregut të Njësuar Evropian, më shumë se pesëdhjet vjetë më parë dhe që atëherë është shumë i rëndësishëm për BE-në.

BE-ja dëshiron që të ketë lëvizje të lirë tregu në mbarë botën, për të mirën, si të shteteve të pasura, ashtu edhe atyre të varfra.

Marrëveshja Shengen mundëson lëvizjen e lirë të njerëzve e mallrave nëpër shtete të BE-së. Kjo domethënë që:

  • konkurrenca i mban cmimet e ulëta dhe rrit cilësinë;
  • kompanitë efektive evropiane mund të garojnë ndershëm me kompanitë rivale të vendeve të tjera.

Heqja e barrierave tregtare

BE-ja po punon për të hapur tregun e saj edhe në vendet në zhvillim. Heqja e barrierave tregtare e bën BE-në me të begatë dhe ndihmon që tregtia në botë të bëhet më e lehtë.

Nuk aplikohen taksa ndërmjet vendeve të BE-së dhe mallrat që hyjnë në BE nga jashtë, tatohen vetëm një herë. Kështu, një veturë nga Japonia paguan taksa të importit kur arrin në Hamburg, Lisbonë apo në Athinë e pastaj mund të shitet në secilin shtet të BE-së pa pasur nevojë të paguajë taksa të tjera. 

Organizata Botërore e Tregtisë

Për të promovuar tregtinë e lirë me pjesë tjetër të botës, BE-ja punon me Organizatën Botërorë të Tregtisë (WTO). Rregullat e WTO-së synojnë që t’i qartësojnë gjërat për blerësit, shitësit, importuesit e eksportuesit.

WTO-ja synon që të ndalojë praktikat e pandershme në tregti dhe ndihmon zgjidhjen  e konflikteve. Marëdhëniet tregtare me SHBA-në, Japoninë e Kinën, BE-ja i rregullon nëpërmjet WTO-së.

BE-ja ka edhe marrëveshje tregtare me shtete individuale anekënd botës dhe një nga qëllimet kryesore është që të përmirësojë ekonomitë e vendeve më të varfra nëpërmjet tregtisë. BE-ja u ofron kushtë më të mira importi vendeve në zhvllim dhe lejon mallrat nga 47 vendet më të varfra të botës, të futen në BE pa taksa.

Gjermania është lidere botërore në inxhinieri dhe veturat e saj janë të njohura në mbarë botën. Brende të famshme si BMW, Porsche, Volkswagen dhe Mercedesi janë të gjitha gjermane.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu