Pse duhet të vizitoni Letoninë?

0
367

Letonia ka qenë republikë që nga marrja e pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik, më 1991. Rusia shtrihet në lindje, Estonia në veri  dhe Bjellorusia e Lituania në jug. Më shumë se 59 për qind e banorëve janë letonezë dhe 29 për qind rusë, më shumë se një e treta jetojnë në Rigë.

Kryeqyteti është ndërtuar pranë lumit Daugava, ku takohet me detin Baltik dhe është themeluar, më 1201, sepse ishte port i natyrshëm.

Letonia ka traditë të fortë detare. Në mesjetë kur dylli, liri, konopi e gëzofi eksportoheshin, ishte anëtare e rëndësishme e Ligës Hanseatike, aleancë tregtare e porteve të Baltikut.

Sot është port tregtar e udhëtarësh nga rajoni e nga bota. Është edhe terminal anijesh turistike; 63 sosh e kanë vizituar në vitin 2010 dhe sollën 55,000 turistë në Rigë.

Një linjë e rregullt lundrimi lidh Rigën me Stokholmin e Suedisë.

Në Letoni….

  • Pajisja më cool e shekullit njëzet, kamera e spiunazhit Minox, qe zbuluar më 1936 nga gjermano-letonezi, Ualter Zap.
  • Nga qelibari, fosile rrëshire të artë nga pyjet e lashta, janë bërë stoli prej lashtësisë.
  • Druri (pema) i Kërshëndellave së pari që dekoruar, më 1510.

Fakte rreth Letonisë….

  • Është anëtarësuar në BE në vitin 2004
  • Sistemin politik e ka – Republikë
  • Ka 2,3 milionë banorë
  • Përdor euron si valutë
  • Riga është kryeqytet
  • Letonishtja është gjuhë zyrtare
  • “Sveiki ” është përshëndetje tipike

 Ejani në cirk!

Cirku tradicional i dimrit mbahet në Rigë që nga viti 1880. E tëra kishte nisur kur një artist i famshëm cirku i quajtur Albert Salamonskis kishte blerë një copë tokë ku sot qëndron ndërtesa. Çdo vit ai ngrinte një tendë cirku dhe jepte shfaqje me kuajt e tij të trajnuar, por cirku ishte aq i popullarizuar, kurse tenda aq e vogël saqë, më 1888, ai u desh të ndërtonte një ndërtesë guri, aty ku është edhe sot. Shumica e shfaqjeve janë letoneze, mirëpo ka që vijnë edhe nga tërë bota. Shfaqjet mbahen nga tetori deri në prill.

Tradita e folklorit

Sikurse në Etoni e Lituani, edhe Letonia ka traditë të zhvilluar folklori, dhe çdo pesë vjet në Rigë, mbahet Festivali i Këngës dhe Valles Letoneze. Tradita letoneze e këngës popullore daton shekuj më parë. Në koncertin e madh, më 2011, kishte 7,000 këngëtarë dhe 1,000 valltarë nga e tërë bota.

Kë e njihni?

Letonezi Mark Rothko është piktor me famë botërore i artit abstract dhe veprat e tij ekspozohen nëpër galeri në mbarë botën. Hokej në akulln është sporti më i famshëm në Letoni dhe luhet aty që nga vitet 1920-të. Lojtarë të famshëm janë edhe Arturs Ibre, Kaspars Dougvins, dhe Sandish Ozolinsh. Klubi më i njohur dhe më i dashur për letonezët është Dinamo Riga.

Zingjiri i Baltikut…

Më 23 gusht 1989, diku midis një e dy milionë banorë të shteteve të Baltikut si Letonia, Estonia e Lituania kanë lënë anash cdo gjë që e bënin dhe kanë dalë nga shtëpitë për të formuar një zingjir të madh njerëzish të quajtur Zingjiri i Baltikut, duke kërkuar nga Bashkimi Sovjetik t’ua kthente pavarësinë. Zingjiri i Baltikut, ishte një nga demonstratat politike më të mëdha, më të zëshme dhe më të efektshme të të gjitha kohërave. Brenda gjashtë muajsh, Lituania u bë republika e parë e BRSS-së që shpalli pavarësinë.

Buxheti vjetor i BE-së…

Buxheti vjetor i BE-së është 142 miliardë (2011) që është vetëm një për qind e pasurisë që prodhohet nga vendet e BE-së cdo vit. Pjesa më e madhe shpenzohet për të përmirësuar jetesën e qytetarëve të BE-së: dicka jepet për të mbështetur rajonet e grupet shoqërore më pak të pasura, ndërsa pjesa tjetër për të krijuar vende pune e zhvillim në mbarë BE-në. Më 2011, 45 për qind e buxhetit është shpenzuar për ta bërë BE-në më konkurrente dhe për zhvillimin e vendeve të varfra, 31 për qind u janë dhënë subvencione bujqve dhe 11 për qind janë shpenzuar për zhvillim rural.

Si ndahet buxheti…

Buxheti vjetor i BE-së disktutohet nga përfaqësues të zgjedhur të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të BE-së. Komisioni në fund I raporton Parlamentit se si është shpenzuar buxheti dhe shpenzimet kontrollohen edhe nga Gjykata Evropiane e Auditorëve.

Paratë shfrytëzohen për:

  • Trajnimin e njerëzve për aftësi të reja dhe inkurajim biznesesh;
  • Të ndihmuar ruajtjen e mjedisit dhe përmirësuar cilësinë e jetesës nëpërmjet zhvillimit rural e rajonal;
  • Ndërtim të infrastrukturës si rrugë, hekurudha, ura e transmetues elektrikë;
  • Mbështetje të diversitetit kulturor dhe shkëmbimit të nxënësve;
  • Ofrim të ndihmës emergjente në rast të katastrofave natyrore si përmbytjet a tërmetet.

Ndihmë përtej oqeanit

BE-ja ndihmon botën më gjerësisht, duke ofruar ndihmesa teknike e financiare për:

  • Pjesë të botës në zhvillim;
  • Ekonomi të reja përgjatë kufirit lindor të BE-së dhe përreth Mesdheut;
  • Vendet potencionale kandidate për anëtarësim në BE./Të nisemi për në Evropë/OxygenPress.info

 

 

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu