Pse duhet të konsumoni rrushin?

0
431

Rreth 8 mijë vjet më parë njerëzit filluan kultivimin e rrushit.

Tash çdo vit kultivohen 72 milionë ton rrush, të cilat vlerësohen se janë kryesisht për të prodhuar verë.

Ata persona të cilët konsumojnë rrushin, do të kenë mjaft përfitime shëndetësore.

Vlerësohet se përdorimi i tij parandalon kancerin, sëmundjen  e zemrës, presionin e lartë të gjakut dhe kapsllëkut.

Të ushqyesit  me rrush mund të ndihmojë  në mbrojtjen kundër kancerit, problemeve të syve, sëmundjeve kardiovaskulare dhe kushteve të tjera shëndetësore.

Është një lëndë ushqyese në rrush, e quajtur resveratrol që mund të ofrojë përfitime shëndetësore.

Njihet si burim i mirë i fibrave, kaliumit dhe një sërë vitaminash dhe mineralesh të tjera.

Rrushi është i përshtatshëm për njerëzit me diabet, për aq kohë sa ato llogariten në planin e dietës.

Ai ndihmon në funksionimin e trurit, zbut infeksionet, nxit shërimin e muskujve, ruan zemrën dhe është zgjidhje e shkëlqyeshme edhe për kujdesin ndaj lëkurës.

Të gjitha shtëpitë e kozmetikës në paletën për zbukurimin e prodhimeve për ripërtëritje janë të pasura me preparatet nga rrushi. Përdorimi i maskave të tilla që kanë në përbërjen e tyre rrush është një mënyrë e mirë për t’i rikthyer lagështirën e nevojshme trupit.

Porsa ta lyeni trupin, do ta vëreni se si përnjëherë lëkura është bërë më e butë dhe më e rrëshqitshme. Farat e rrushit e hidratojnë lëkurën, por edhe e ushqejnë atë në thellësi, por në kombinim me vajin e bademit apo të ullirit janë zgjidhje për buzët e çara./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu