Pse duhet të konsumoni kivi çdo ditë?

0
256

Me përqindje shumë të larta në vitaminë C, kivi është shumë mirë të hahet i papërpunuar.  Kiëi është një frut i pasur me vitaminë B e rëndësishme në prodhimin dhe mirëmbajtjen e qelizave të reja.  Përveç kësaj, përbëhet edhe me vitaminën C, shumë e rëndësishme dhe e rekomandueshme tek gratë shtatzëna. Vitamina C është e domosdoshme për rritjen e kockave, forcon dhe ruan qelizat si dhe ndihmon në zhvillimin e kockave e  indeve të foshnjës në barkun e nënës.

Duke marrë këto vitamina nëpërmjet konsumimit të kivit, do të mund të parandaloni defektet e lindjes si dhe do ta ndihmoni foshnjën të rritet në mënyrë të shëndetshme. Mjekët rekomandojnë që gratë shtazëna dhe ato të cilat ushqejnë fëmijën me gji, duhet të marrin sasi shtesë të acidi folik që gjendet në frutin e kiëit.

Të mos harrojmë ndërkohë e kivi është i çmuar edhe për zemrën. Stili modern i jetesës, i shoqëruar me një ushqyerje të çekuilibruar, mund të shkaktojë probleme në zemër dhe qarkullimin e gjakut, si tek të moshuarit ashtu edhe tek të rinjtë. Shkaktari kryesor i këtyre problemeve është kolesteroli në gjak që mund të provokojë aterosklerozën. Një ushqyerje e shëndetshme, e varfër me yndyrna të ngopura dhe e pasur me fruta dhe perime ndihmon në kontrollin natyral të nivelit të kolesterolit. Kiëi ndihmon sepse përmban pektinë, një substancë që ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak. Ky frut është i shkëlqyer edhe për të rënë në peshë, sepse përmban pak kalori dhe është i pasur me fibra që ndihmojnë në tretjen e karbohidrateve dhe rregullojnë funksionimin e zorrëve./Bota/OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu