Pse duhet konsumuar birra?

0
3246

Nuk dihet saktë se kur u zbulua birra, mirëpo nga provat më të lashta për ekzistencën e birrës, thuhet se ajo mund të jetë rreth më se 6000 vjet ku përshkruhen nga sumerët, të cilët kishin një qytetërim të lartë.

Birra së pari u shpërnda në Evropë nga gjermanët dhe keltët, ku më pas u kthye në një nga pijet e tyre të preferuara.

Kjo pije përmban të gjitha mineralet dhe drithërat nga të cilat përbëhet ( më së shpeshti malti i elbit), posaçërisht vitaminën B6, e cila e mbron zemrën dhe enët e gjakut dhe siç thuhet madje edhe “qetëson nervat”.

Një birrë në ditë thuhet se plotëson nevojat e organizmit tonë për vitaminat e grupit B që mund të gjendet në tharmë buke, e që i njëjti është edhe përbërës i birrës.

Sipas konstatimeve të shkencëtarëve italianë, të cilët kanë bërë studime në mbi 150 hulumtime në  lidhje me këtë temë, sasia ideale për meshkujt është dy birra të vogla në ditë, ndërsa për femrat mjafton një birrë.

Kjo pije, sipas këtyre konstatimeve, ka dobi të madhe për të sëmurit nga veshkat me gurë ku bën shpërndarjen e gurëve të vegjël dhe largimin e tyre.

Në bazë të përbërjes ka veti edhe në mbajtjen e trashësisë së eshtrave , sidomos te gratë në menopauzë.

Sipas hulumtuesve francezë, pirja me masë nuk ka probleme as me helikobakter pilorin, që shkakton të thatin në lukth dhe gastritisin. Te meshkujt ndikon në rritjen e kolesterolit të mirë (HDL), kurse te gratë zvogëlon nivelin e kolesterolit të keq (LDL).

Një nga përbërësit e birrës, në përbërës ksantohumol ndikon në inhibimin e enzimave të cilët nxisin kancerin, thonë hulumtuesit e universitetit Oregon.

Studimet preliminare në universitetin amerikan, thonë se ksantohumol mund të ndikojë në shkatërrimin e tumorit në fazat e para në gji, zorrë të trashë, vezore dhe prostatë.

Mirëpo, edhe pas gjithë këtyre dobive të birrës, me këtë pije nuk duhet tepruar.

Përveç që mund të  çoj drejt alkoolizmit, në raste të veçanta nxit shfaqjen e disa llojeve të kancerit te njerëzit të cilët janë grup i rrezikuar.

Birra preferohet të pihet e ftohtë, në temperaturë prej 6 deri në 12 gradë Celsius./ Shek/ OxygenPress.info/

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu