Propozim interesant për Kupën e Botës

0
38

Gara më prestigjioze në futboll është Kupa e Botës, e cila mbahet në çdo katër vjet. Mirëpo, së fundi është shfaqur ideja që kjo garë të mbahet në çdo dy vjet, ndërsa propozimi ka ardhur nga Amerika e Jugut.

Konfederata e Futbolli të Amerikës së Jugut i ka propozuar FIFA-së që Kupa e Botës të luhet çdo dy vjet dhe jo çdo katër vjet.

Deri sa po mendohej ideja që Liga e Kombeve të zhvendoset edhe në Amerikën e Jugut, presidenti i Konfederatës Alejandro Dominguez Wilson-Smith ka bërë një ofertë të re për FIFA-në sa i përket Kupës së Botës.

Propozimi u bë në takimin e muajit të fundit  të FIFA-së në Kigali. Kjo ide fillimisht ishte propozuar nga ish presidenti Sepp Blatter.

Për dashamirët e futbollit do të ishte një lajm i mirë, por për FIFA-n do të ishte një sfidë shumë serioze.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu