Promovohet libri “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës”

0
69

Gjatë ditës së sotme, nga ora 10:00, do të promovohet libri “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës”.

Promovimin e këtij libri e ka organizuar Akademia Diplomatike e Republikës së Kosovës.

Autor i librit është Shaban Murati. Ku aty  përfshihen analiza të mirëfillta diplomatike për Kosovën, të cilat janë shkruar gjatë 10 viteve, që nga krijimi i këtij shteti, deri në ditët e sotme, njofton OxygenPress.

Libri paraqet një antologji të analizave sistematike të autorit për problematikën diplomatike të shtetit të Kosovës, që nga krijimi i tij, deri në ditët e sotme. Sistematizimi i çështjeve, konsekuenca dhe dinamika e ndjekjes së tyre në zhvillim e sipër, e bëjnë librin aktual dhe lexuesi mund të gjejë në të disa përgjigje për pikëpyetjet dhe për zhvillimet e sotme rreth Kosovës./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu