Promovohet libri i veprimtarit Avni Dehari

0
181

Në Bibliotekën Kombëtare u përurua libri i shkrimtarit dhe veprimtarit Avni Dehari. Me titull “ Ali Aliu Kelmendi – Ringjallja e Prometeut”.

Libri me titull “ Ali Aliu Kelmendi – Ringjallja e Prometeut”, përshkruan jetën dhe veprën e protagonistit,  Ali Aliu Kelmendi, njofton OxygenPress.

Autori i këtij libri Avni Dehari tha se ndihet tejet i lumtur që iu dha rasti të nxjerrë  nga një fletore kujtimesh, në një vepër letrare jetën e Ali Aliut.

“Aliu Aliu qysh në shkollën e mesme në gjimnazin “Sami Frashëri”, ai u angazhua kundër  antifashizmit nacional çlirimtar për ta luftuar antifashizmin, dhe çliruar tokat e robërua dhe ta bashkonin Shqipërinë nënë. Veprimtaria e tij nuk njihet vetëm në Kosovë por edhe më gjerë. Ali Aliu ka mbajtur burgje dhe është torturuar pasi që ai ishte një shtyllë e fortë e cila kishte synim vetëm bashkimin kombëtar”, ka thënë autori i këtij libri, Avni Dehari.

Të pranishëm në këtë përurim ishin edhe përfaqësues e aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu