Promovimi i të rinjve përmes futbollit

0
43

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka pritur në takim kryeshefin ekzekutiv të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Ilir Morina.

Gjatë këtij takimi është nënshkruar edhe marrëveshja e bashkëpunimit, e cila parasheh promovimin e edukimit të të rinjve nëpërmjet futbollit, për një mjedis të shëndetshëm për gjeneratat e ardhshme, përcjell OxygenPress.info

AMMK nëpërmjet donatorëve të saj do ta mbështesë FFK-në me mjete logjistike, staf dhe trajnime për edukim dhe ngritje të vetëdijes mbi rëndësinë e mjedisit të shëndetshëm, thuhet në njoftimin e AMMK-së.

AMMK do të dhurojë fidane për gjelbërim të qendrave sportive, kontinierë për mbeturina, do të mbështesë fushatat promovuese dhe reklamat televizive që kanë të bëjnë me vetëdijesimin e të rinjve për mjedis të shëndetshëm.

Kjo marrëveshje parasheh që FFK dhe sportistët të jenë ambasadorë të mjedisit, duke promovuar rëndësinë e mjedisit të shëndetshëm dhe të jenë pjesëmarrës në fushatat dhe aktivitetet e promovimit të AMMK-së./OxygenPress.info