Prokuroritë themelore kanë ngritur 42 aktakuza, kundër 48 personave për 24 orë

0
38

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetedy (42) aktakuza,
kundër dyzetetetë (48) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar
njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar.

Gjithashtu, janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër (4) personave të dyshuar, për
vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona
të dyshuar, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1)
person dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale,
të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në ndalim 48 orësh. Po ashtu, është parashtruar një (1)
kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) të pandehur për veprën penale “Arratisja e personit të privuar
nga liria” dhe janë ngritur tetë (8) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka
ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër nëntë (9) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona
në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për
vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar
dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
//////////

2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1)
person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” dhe një (1) person me dyshimin
se ka kryer veprën penale “Ngacmimi”.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër nëntë (9) personave, për
vepra të ndryshme penale.
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të
armëve”.

3. Prokuroria Themelore Prizren
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar
se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11)
personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope
ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e
trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të
armëve”.

4. Prokuroria Themelore Pejë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në ndalim 48 orësh.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Pejë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, ndaj një (1) të pandehuri
për veprën penale “Arratisja e personit të privuar nga liria”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave, për këto
vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i
pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të
armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimi”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Vetëgjyqësia” dhe “Manipulimi me prova”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.

5. Prokuroria Themelore Gjilan
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak
të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale ‘’Vjedhja’’ dhe ‘’Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të
përfituara me kryerjen e veprës penale’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

6. Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Departamentin e Përgjithshëm janë ndaluar katër (4) persona
të dyshuar, për 48 orë. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në
familje”, dy (2) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”
dhe një (1) person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave.
Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak
të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit
kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për
këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Tentim vrasja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Arratisja e personit të privuar nga liria”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të
armëve”.

8. Prokuroria Themelore Ferizaj
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në
kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhje”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza,
kundër katër (4) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”.