Prokuroria Speciale kundërshton lirimin e Veselit: Mund të dënohet me burgim të përjetshëm

0
1839

Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka dërguar një dokument Gjykatës Speciale me argumente që thonë se Kadri Veseli nuk mund të lirohet nga paraburgimi.

Kjo ishte përgjigje e prokurorit Jack Smith për kërkesën e avokatit të Kadri Veselit, Ben Emmerson, i cili kërkoi që klienti i tij të lirohet përkohësisht nga paraburgimi.

Në fillim, Zyra e Prokurorit ka thënë se edhe në vendimin për urdhër-arrest Veseli ka plotësuar kriteret për paraburgim dhe ka nënvizuar “se rreziqet vazhdojnë të jenë prezente”, njofton Klan Kosova.

“Veseli është i ngarkuar me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në 40 vende të paraburgimit, përfshirë  vrasje dhe tortura. Krimet e ngarkuara kundër Veselit sjellin një dënim të mundshëm me burgim të përjetshëm. Kjo perspektivë krijon një rrezik të vazhdueshëm të arratisjes që vetëm do të rritet nëse Veseli merr vesh të gjithë provat kundër tij”.

Emmerson në kërkesën për lirim nga paraburgimi ka ofruar një listë me kushte që do të plotësoheshin nëse Veseli do të lirohej.

Dokumenti i plotë:

https://drive.google.com/file/d/1YquN7sn8pUZyDtIeP3-2q6hJ9jroJH3S/view