Prokuroria Speciale e Kosovës ngrit aktakuzë për rrezikim të personave nën mbrojtjen ndërkombëtare

0
52

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit A.P. shtetas i Republikë së Kosovës, raporton Drejtësia Sot.

Sipas këtij njoftimi të Prokurorisë thuhet se aktakuza është ngritur për shkak që ekziston dyshimi i bazuar mire se i pandehuri A.P. me datën 5 maj 2019, ka kryer veprën penale “Rrezikimi i personave nën mbrojtjen ndërkombëtare, nga neni 167 paragrafi 4 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Drejtësia Sot njofton se personat që kryejnë këtë vepër penale të parashikuar nga parag.4 i nenit 167 të KPK-së, nëse shpallen fajtor mund të dënohen prej 1 deri në 5 vite burgim./DrejtesiaSot