Prokuroria për vrasjen e dyfishtë në Emshir: Më 3 mars ishte inciuar rast “Dhunë në familje”

0
70

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka dhënë detaje lidhur me rastin tragjik që ndodhi të dielen më 14 mars në lagjen “Emshir” në Prishtinë ku mbetën të vdekur dy persona.

Dyshohet se burri me inicialet L.S (tani i ndjerë), kishte vrarë ish- gruan e tij S.S dhe më pas edhe vetën.

Lidhur me rastin Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, gjegjësisht Njësia për Dhunë në Familje pas raportimit nga policia më datën 3 mars kishte iniciuar rastin për “dhunë në familje”, ndaj burrit tanimë të ndjerë.

Sipas prokurorisë vajza e tyre kishte lajmëruar rastin në polici, por gruaja tanimë e ndjerë kishte deklaruar se kishte pasur mosmarrëveshje me ish-bashkëshortin e saj dhe se ishte diçka momentale.

Viktima kishte thënë se nuk dëshiron të vazhdojë me rastin.

Ajo po ashtu kishte refuzuar të merrte ndihmë mjekësore.

“Prokurori i Shtetit, ka autorizuar policinë që të ndërmarrë edhe veprime tjera të nevojshme hetimore, ku është intervistuar i dyshuari, i cili e ka mohuar ta ketë sulmuar ish-bashkëshorten e tij”.

“Për të sqaruar ende këto rrethana të ekzistimit të veprës penale, prokuroria i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, ashtu që, më 04.03.2021, ka ftuar në polici për deklaratë shtesë të dëmtuarën S.S., por e njëjta përsëri nuk është paraqitur në Stacion policor”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë Themelore e Prishtinës.