Projektrezoluta e propozuar në Gjermani synon zgjatjen e bllokimit antiCOVID-19

0
151

Bllokimi, aktualisht në fuqi në vend, që ka detyruar mbylljen e dyqaneve dhe bizneseve në të gjithë Gjermaninë, do të zgjatet deri më 28 mars, me mundësinë e lehtësimit të kufizimeve të kontaktit, sipas një projektrezolute të propozuar.

“Çdo hap jashtë bllokimit, i vendosur në nivel kombëtar në mes të dhjetorit për të ndaluar një valë të dytë të COVID-19, do të ndryshojë në varësi të rajonit dhe do të bazohet në normat lokale të infektimeve”, shkruhet në planin e paraqitur.

Negociatat janë në vazhdim ndërsa pritet raundi i ardhshëm i bisedimeve mes kancelares Angela Merkel dhe kryeministrave të shtetit të mërkurën, kur do të merret një vendim përfundimtar mbi hapat e ardhshëm në lidhje me bllokimin.

Ndërkohë janë shtuar thirrjet për lehtësimin e masave, sidoqoftë, politikanët dhe shkencëtarët kanë paralajmëruar se variante më të rrezikshme të COVID-19 po përhapen në Gjermani, më i rëndësishmi varianti B117, i identifikuar për herë të parë në Britaninë e Madhe.

Kjo është arsyeja për zgjatjen e propozuar të bllokimit, megjithëse do të lejohen takimet e deri në pesë personave nga dy familje, që do të hyjë në fuqi të hënën.

Aktualisht, grupet me më shumë se dy persona janë të ndaluara./ATSH