Projekti i arkitektit kosovar nominohet për çmimin prestigjioz “EU Mies van der Rohe 2019”

0
53

Projekti i Teatrit të Klan Kosovës i realizuar nga arkitekti kosovar Astrit Nixha, është nominuar për çmimin prestigjioz EU Mies van der Rohe, dhe është një ndër 12 projektet shqiptare të nominuara për këtë çmim.

Objekti u punua së bashku me stafin e studios ANARCH. Arkitektura e tij origjinale eksperimentale, sidomos në ripërdorimin adaptiv, paraqet parimet e projektimit të shekullit të 21-të të reduktimit, riciklimit dhe ripërdorimit. Përveç logjikës tektonike në veprat e tij, mënyra e kombinimit midis materialeve dhe dritës tregon një fushë tjetër interesash që po përjeton arkitektura.

Rreth projektit Nixha është shprehur:

“Unë besoj se jeta është e përkryer, për shkak të papërsosmërive. Ndërtimi duhet të pasqyrojë jetën në papërsosmëritë e saj për të paraqitur arkitekturën e përsosur. Pasi të vizitosh Teatrin, nuk mund të rezistoni por të filloni të mendoni dhe të pyesni kuptimin e fjalës ‘Teatër’, një ndërtesë ose zonë në natyrë në të cilën luhen shfaqje. Niveli i detajeve është i mahnitshëm dhe këto detaje përbëjnë një tërësi që vazhdimisht argëton përpara performancës “reale” teatrore. Paleta e materialeve është e gjitha organike. Dru, shkurre, litarë, tulla, të gjitha janë prodhim vendor.”

Kapaciteti i Teatrit është me 800 ulëse ndërsa aty pritet të ndërtohen edhe objektet përcjellëse duke nisur nga galeria, restoranti, salla e konferencave e shumë çka tjetër./Ndertimi.info/OxygenPress.info