Producentja e filmit Hercules dhe Mulan vjen në Pejë

A ju kujtohet filmi Hercules i Disney-t, Mulan, e Atlantis, dhe skena kur Hercules ushtron për t’u përgatit për t’u bërë hero i stories, një referencë që i bëhet edhe filmit The Karate Kid?

Këtë vit në Festivalin e filmit të animuar “Anibar”, po vjen producentja e këtyre filmave – KendraHallaand – e cila tash ka marr një rol të ri brenda organizatës Women in Animation.

“Për me pytë për përvojën e saj si grua producente e me kuptu ma shumë për punën e saj ju ftojmë me ardh në prezantimin që ka me e mbajtë ne Kinema “Jusuf Gervalla” me datën 18 Gusht prej ora 14:00”, ka treguar drejtori i festivalit, Vullnet Senaja.

Ky është edicioni i 9-të i Anibar që për çdo vit mbahet në Pejë.