Problemi me çiklistët, zgjidhja kreative e Amsterdamit, qyteti me më shumë biçikleta sesa njerëz

0
109

Amsterdami krenohet se është një nga qytetet më miqësore për çiklistët në botë. Por edhe kryeqyteti holandez ka kufijtë e tij.

Banorët janë ankuar se pamjet e disa prej kanaleve më të bukura po dëmtohen për shkak të grumbullimit të biçikletave në kangjellat e urës, ndërkohë që njerëzit detyrohen të ecin nëpër trotuaret e ngushtë, ose në rrugë.

Si rezultat, autoritetet kanë vendosur shporta prej druri me lule për të penguar çiklistët që të vendosin biçikletat në urë.

“Për shkak të numrit të madh të biçikletave të parkuara në kangjellat e urës, këmbësorët nuk përshtaten dot më me trotuaret e ngushta dhe u duhet ecin në rrugë”, tha (via Guardian) një zëdhënës. “Kjo krijon situata të pasigurta.”

Amsterdami ka më shumë biçikleta sesa njerëz me 767 km korsi biçikletash. Një dukuri e tillë është e përhapur në të gjithë Holandën. Sipas një raporti zyrtar të qeverisë, vendi ka rreth 23 milionë biçikleta, ndërkohë që popullsia është rreth 17 milionë.

Burimet: Government.NL, Guardian, BBC