Problemi i qenëve endacak në Kosovë

0
153

Nga Krenar Jaha

Si çdo vit ka sulme nga qentë endacak. Sidomos fëmijët janë në rrezik prej këtyre qenëve. Por pse po ndodhin këto sulme?

Kam qenë javën e kaluar për herë të parë në Turqi. Jam befasuar se si po i mbajnë qentë endacak dhe macet e rrugëve. Aty ka më shumë qenë endacak por nuk janë të rrezikshem si në Kosovë. Por pse?

Sepse qytetarët i ushqejnë dhe sillen mirë me ta. Bile bile në metrostacione të Stambollit ka ujë dhe ushqim për qentë dhe macet. Qentë endacak gjithashtu janë të regjistruar dhe eventualisht të sterilizuar.