Pritja 30 vjet mbaron – Liverpool kampion

30 vjet pritje. 30 vjet zhgënjim. 30 vjet lodhje.

Mirëpo, pas tri dekadash Liverpool më në fund u kurorëzua kampion i nëntëmbëdhjetëfishtë i Anglisë kur kanë mbetur edhe shtatë javë para fundit të edicionit 2019-2020 të Premier Ligës.

Ishte humbja e Manchester City-t nga Chelsea, 2:1, që edhe matematikisht ia mundësoi triumfin klubit nga Merseyside, njofton Klan Kosova.

Të Kuqtë prijnë në renditjen tabelare me 86 pikë, 23 më shumë se Qytetarët tash kur kanë mbetur vetëm edhe 21 sosh në lojë.