Pritet krijimi i mekanizmave monitorues në Shërbimin Korrektues të Kosovës

0
49

Ministrja e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu priti sot në takim Avokatin e Popullit, z. Naim Qelaj.

Në këtë takim palët shprehën vullnetin për ndërtimin e urave komunikuese në mes institucioneve respektive, e po ashtu u diskutua për bashkëpunim edhe me institucionet tjera.

Ministrja njoftoi Avokatin e Popullit për sfidat me të cilat po ballafaqohet Ministria e Drejtësisë e sidomos ato që lidhen me të drejtat e njeriut.

Ministrja Haxhiu përgëzoi punën e Institucionit të Avokatit të Popullit dhe përmendi nivelin e lartë të besueshmërisë së qytetarëve në këtë institucion duke uruar që niveli i besimit të ngritet edhe tek institucionet tjera dhe se kjo mund të bëhet vetem me punë.

Të dy palët u dakorduan për krijimin e mekanizmave monitorues në Shërbimin Korrektues, e në anën tjetër u shprehën disa rekomandime të ndërsjella për të fuqizuar funksionimin e të dy institucioneve.