Prishtinasi shndërron ordinancën e tij në vendstrehim për fëmijët e pastrehë

0
40

Derisa në vend, temperaturat vazhdojnë të mbesin në minus, një qytetar nga Prishtina ka vendosur që ordinancën  e tij ta shndërrojë në vendstrehim për fëmijët dhe adoleshentët e pastrehë.

Blend Sahiti nga Prishtina, ka shprehur gatishmërinë që t’i lirojë ordinancat e tij në Prishtinë dhe Viti për strehimin e fëmijëve që nuk kanë ku të strehohen në këto ditë të ftohta dimri.

Për këtë gjest, ai thotë se këtë iniciativë e ka marrë pasi që ka parë shumë raste në vendin tonë, ku fëmijët flenë në rrugë.

Ai, më tutje, shton se ordinanca e tij në Viti është bërë gati dhe ajo në Prishtinë është drejt përfundimit.

Sahiti ka thënë se, deri më tani, ka pasur mjaft interesim për këtë vendstrehim.