Prishtina vazhdon shkëlqimin në Evropë

0
44

Z Mobile Prishtina e ka shënuar fitoren e katërt në pesë ndeshjet e para të Grupit E të FIBA Europe Cup.

Prishtinasit e kanë mposhtur skuadrën rumune Steaua Bucuresti me rezultat 74:69 dhe aktualisht e kryesojnë renditjen me 9 pikë, një më shumë se Bakken Bears e Danimarkës, e cila e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Pikërisht ballafaqimi i Prishtinës me skuadrën daneze do ta përcaktojë edhe të parin e Grupit E, në ndeshjen që zhvillohet më 23 nëntor në Prishtinë.

Prishtina pati disa periudha në të cilat nuk ishte shumë e përqendruar, por, megjithatë, nuk lejoi befasi.

Dardan Berisha me 16 dhe Demaria Mayfield e Denis Krestinin me nga 15 pikë ishin më efikasit te Z Mobile Prishtina.

Ndërsa, te skuadra rumune më efikasi ishte Alekasandar Vlahovic me 24 pikë të shënuara./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu