Prishtina vazhdon me fitore

0
63

Prishtina ka shënuar fitore me rezultat bindës në ndeshjen hapëse të javës së 20-të në Superligë.

Bardhekaltrit e kreqytetit arkëtuan pikët e plota në udhëtim në Ferizaj, ku e mposhtën Arbërinë, me shifrat 4:0.

Dy gola për Prishtinën i realizoi Leonit Abazi (9’,20’), derisa me nga një gol kontribuuan Leotrim Kryeziu (37’) dhe Besnik Krasniqi (90’+1).

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për prishtinasit në stinorin pranveror dhe tashmë ngriten në koutën e 38 pikëve në renditje.