Prishtina sivjet fut kabllot nën tokë

0
98

Nga Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës

Vitin e kaluar pas kërkesave tona dhe në bazë të planit investiv të KEDS jemi dakorduar për një investim mbi 16 milionë euro të KEDS në Prishtinë sivjet.

Ky investim ka disa qëllime por po i përmendi tri kryesore për neve si Komunë. Kudo që kemi hapur rrugë kemi zgjatur punën edhe dy tre javë për të mundësuar punimet e rrjetit.

1. Kabllot në shtylla do të futen nën tokë në pjesën më të madhe të qytetit. Po vendosen dhe do të vendosen në gypa nëntokësorë ku duhet edhe ofruesit e tv kabllovike, e internetit me i përdor. Pra jo më kabllove mbi tokë. Shtyllat do të përdoren vetëm për ndriçim!

2. Gati se te çdo shtëpi, biznes do të investohet në furnizim alternativ. Nga gjithsejt 120,000 orë rryme (ekonomi familjare) 95,000 (nëntëdhjetë e pesë mijë) do të kenë edhe furnizim alternativ. Në përkthim “, kur prishet diçka në rrjetin primar që e furnizon shtëpinë tuaj dhe ndalet rryma, brenda pak minutash do të lëshohet rryma nga furnizimi tjetër deri të sanohet gjendja.

3. Kabllot 10 kV zëvendësohen me 20 kV për të siguruar furnizim stabil dhe zvogëlim të humbjeve në rrjet.

Kur ka vullnet ka edhe mundësi.

Pas këtij investimi, Prishtina ka rregulluar pjesën më të madhe të problemeve në rrjetin e rrymës për 30 vitet e ardhshme.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin gjatë punimeve