Prishtina shkruan historinë – fiton ndaj Pinar Karsiyakas, kalon në fazën play-off të FIBA Europe Cup

0
54

Z Mobile Prishtina ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen dramatike ndaj Pinar Karsiyaka me rezultat 82-78.

Plisat e kishin mbushur palestrën në Pallatin e Rinisë deh me atmosferë të zjarrtë iu dhanë zemër lojtarëve për të shkuar drejt triumfit.

Ndeshja ishte e vlefshme për fazën e grupeve të raundit të dytë, që ia mundësoi Prishtinës vendin e tretë në grup. Kjo pozitë dërgon në fazën play-off.

Ndeshjet play-off zhvillohen mes dy vendeve të para të grupeve të FIBA Europe Cup, ndërsa tetë klube vijnë nga Champions League.

Por janë tri klube nga Champions League që nuk kanë aplikuar për ta vazhduar garën duke iu lënë vend, tri vendeve fatlume nga FIBA Europe Cup.

Ndeshja nisi më mirë për turqit që në çerekun e parë fituan 26-16. Çereku i dytë ishte më i mirë për Prishtinë që fitoi me rezultat 23-16, ku u veçua Kyan Anderson.

Pjesa e parë u mbyll me tri pikë epërsi për turqit. Prishtina me përkrahjen e Plisave u futën në pjesën e dytë më me zemër dhe angazhim.

Kjo bëri që çerekun e tretë ta fitojnë 20-18 , duke e shkrirë epërsinë në vetëm një pikë.

Khalid Boukichou dhe Demario Mayfield, ishin në formë në këtë çerek. Çereku i fundit ishte shumë emocional me Dardan Berishën që ndezi motorët.

Berisha shënoi disa herë radhazi për ta dërguar epërsinë deri në 77-69 për Prishtinën.

Pikët e Bashir në minutën e fundit sikur ia këputën këmbët turqve pasi rezultati shkoi në 80-73.

Por gabimet e lojtarëve tanë bënë që rezultati të shkojë në 80-78, por Berisha me një dy pikësh e siguroi ndeshjen.

Ndeshja në fund u mbyll me rezultat 82-78.

Khalid Boukichou me 16 pikë dhe Dardan Berisha e Kyan Anderson me nga 15 pikë ishin më të dalluarit në këtë takim.