Prishtina po bëhet me Spital

0
58

Në përputhje me Ligjin për Kryeqytetin, ka filluar të jetësohet edhe Spitali i Kryeqytetit.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se me Ministrin e Shëndetësisë Uran Ismajli, janë dakorduar që Ministria e Shëndetësisë ta bëjë studimin e fizibilitetit se cilat janë ato shërbime të cilat do ti ofrojë spitali i kryeqytetit.

Ky studim duhet të përfundojë gjatë këtij viti.

Po ashtu sot është nënshkruar edhe memorandumi i Ministrisë së Shëndetësisë me Ministrinë e Administratës Publike për aspektet e ndërtimit të cilat do të bëhen në bashkëpunim me Komunën.

Në ndërkohë, Komuna do ti përzgedh lokacionet potenciale për spitalin e kryeqytetit.

Ditëve dhe javëve në vijim Ministria e Shëndetësisë dhe Komuna e Prishtinës do të mbajnë takime koordinuese për planifikim të menaxhimit për zbatimin sa më të mirë të Ligjit për Kryeqytetin dhe Ligjin për Shëndetësi./oxygenpress.info