Prishtina nën magjinë e dritave

0
349

Vetëm edhe një javë na ndajnë deri në natën e ndërrimit të moteve, e sheshi i kryeqytetit të Kosovës tani është dekoruar.

Pema e Vitit të Ri, dhe drita të tjera në sheshin e Prishtinës tashmë janë ndezur edhe ka filluar një atmosferë festive.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shpërndarë disa fotografi në rrjetin social facebook, përmes së cilave tregon si po duket kryeqyteti.

Gjithashtu, ai ka treguar se çdo natë, deri më datën 30 do të ketë muzikë live në sheshin “Zahir Pajaziti” nga bende e këngëtarë të ndryshëm.