Prishtina me monitorë që e tregojnë cilësinë e ajrit

0
32

Sot do të mbahet ceremonia e dorëzim-pranimit të monitorëve për publikimin e të dhënave të cilësisë së ajrit në Prishtinë.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe Jiro Takeichi, përfaqësues kryesor i zyrës së JICA-s për Ballkanin.

Ceremonia do të mbahet  në orën 13:30 në sheshin “Nënë Tereza”, afër Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Monitorët për publikimin e të dhënave të cilësisë së ajrit janë instaluar në katër lokacione në Prishtinë si pjesë e projektit të bashkëpunimit teknik të JICA-s “Projekti i zhvillimit të kapaciteteve për kontrollin e ndotjes së ajrit në Republikën e Kosovës”.

Monitorët do t’i ndihmojnë qytetarëve në Prishtinë që t’i monitorojnë nivelet e ndotjes së ajrit me SO2, NO, NO2, PM10, PM2.5, O3 dhe CO.