Prishtina-Llapi pa fitues, Ballkani bindës, derisa Drita përmbysi Feronikelin

0
96

Janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 5-të në Superligë. Skuadra kryesuese e renditjes, Ballkani ka shënuar fitoren e radhës, duke e mposhtur Drenicën në Suharekë, me rezultat bindës 5:0.

Serinë e golave e hapi Arbër Prekazi në minutën e 7-të, derisa më pas nga dy gola i realizuan Armend Thaqi (27’, 90’+2’) dhe Mirlind Daku (19’, 82’). Fitore ka realizuar edhe kampionia në fuqi, Drita, por si mysafire në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas në duel me Feronikelin, me rezultat 2:1. Feronikeli kaloi i pari në epërsi me golin e Mendurim Hotit, por në pjesën e dytë gjilanasit arritën të përmbysin gjithçka me golat e Astrit Fazliut dhe Kastriot Rexhës.

Ndërkohë, ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Llapit, e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet u mbyll pa fitues dhe pa gola. Për Llapin kjo ishte pika e parë e fituar në këtë edicion, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Nesër zhvillohet ndeshja e fundit e kësaj jave ndërmjet Gjilanit dhe Arbërisë.