“Prishtina do të ndriçohet me biçikleta”

0
163

Komuniteti i çiklistëve në Kosovë mblidhet sonte në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë për t’i vërshuar pastaj rrugët kryesore të kryeqytetit me biçikleta. Organizimi synon krijimin e një kryeqyteti të sigurt për çiklistët dhe atraktiv për turistët.

Gjithashtu, organizatorët thonë që përmes ngjarjeve të tilla synojnë krijimin e një Prishtine të pastër.

Komuniteti i çiklistëve mblidhen të mërkurën në orën 20:00 në sheshin “Ibrahim Rugova”, dhe ftojnë të gjithë që të marrin pjesë.

Prej aty, ata do të vazhdojnë në rrugët kryesore të Prishtinës dhe do të ndalën në lokalin e çiklistëve në lagjen “Arbëria”.

“Bëhu pjesë e zgjidhjes, MOS u bë pjesë e problemit!”. “MOS harroni ndriçimin ta merrni me vete meqë të mërkurën mbrëma rrugët e Prishtinës janë tonat”. Këto janë disa nga porositë që përcjellin organizatorët.

Ngjarja organizohet në bashkëpunim me qytetarë të Kosovës, Night Ride Prishtina, Adventure, Trips Kosova, Critical Mass Prishtina dhe Bike Friendly Café./OxygenPress.info

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu