Prishtina bëhet me qendër të dytë të urgjencës

Kryeqyteti i Kosovës është bërë me qendër të dytë të mjekësisë urgjente. Kështu ka njoftuar drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunë, Dr. Bujar Gashi.

“Qendra e Mjekësisë Urgjente, për ta rritur efikasitetin e punës dhe për ta shpejtuar edhe më shumë kohën e intervenimit, ka hapur nga sot edhe një pikë të re. Pika e re është vendosur në hapësirat e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, dhe do të ofrojë shërbime 24/7 në terren”, thuhet në njoftim./Shneta/OxygenPress.info