Princesha Zogu thotë se vendi është në këmbanë alarmi, kërkon reflektim nga politikanët

0
261

Princesha Elia Zaharia Zogu së bashku me princin Lekë Zogu, për nderë të festës së 28 nëntorit kanë uruar të gjithë shqiptarët për këtë ditë, shkruan OxygenPress

“Në këtë ditë të shënuar të gjithë ndihemi krenarë dhe përkujtojmë luftrat dhe sakrificat e popullit tonë për të qënë I lirë dhe I pavarur, duke ruajtur krenarinë e shqiptarit në çdo situatë që ndodhemi, brenda e jashtë Atdheut”, ka shkruar princesha Zogu.

Përmes këtij urimi, ka përcjellë edhe një mesazh, duke kërkuar nga të gjithë që të reflektojnë, e t’u ndihmojnë të tjerëve.

“Kjo ditë e shenjtë kombëtare duhet jo vetëm të na gëzojë, por edhe të na bëjë të reflektojmë! T’i shtrijmë dorën më të dobtëve dhe të margjinalizuarve, të mos pranojmë arrogancën, të punojmë për një shoqëri të hapur, tolerantë dhe solidare. Ne nuk mund të lejojmë që diferencat sociale dhe ekonomike të cënojnë dinjitetin e barabartë të qytetarëve dhe barazinë e tyre para ligjit”, ka shtuar ajo.

Nuk ka lënë pa përmendur edhe faktin e të rinjëve që po e lënë vendin, për një të ardhme jashtë atdheut. Ku sipas saj, kjo është këmbanë e fortë alarmi.

“Hemoragjia e një rinie që e kërkon të ardhmen jashtë atdheut, duhet të jetë një këmbanë e fortë alarmi për një reflektim të sinqertë dhe mbi të gjitha patriotik.  Motra dhe vëllezër, ju bëjmë thirrje të mos shuajmë shpresën për ditë më të lumtura në këtë vend të begatë. Shqipëria meriton dashuri dhe besim, ua kemi borxh të parëve tanë, etërve të kombit”, ka përfunduar ajo. /OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu