Prezantohet telefoni i parë me ekran që paloset

0
51

Një kompani e padëgjuar më parë prezantoi telefonin e parë në botë me ekran që paloset.

Rouyu Technology prezantoi telefonin e quajtur FlexPai ka ekran 7.8-inç dhe është 7.6mm i hollë.

Telefoni ka dy kamera të pasme 16+20 mp, dhe bateria karikohet në 80% në 60 minuta.

Kjo kompani është e specializuar në ekranet fleksibël dhe jo kompani dosido që po përpiqet të fitojë famë me një telefon të tillë. Sipas një insajderi, FlexPai do të ketë procesorin e ardhshëm ende të pazbuluar Snapdragon 855, shkruan AlsatM.

Ai ka publikuar edhe një klik i cili tregon mekanizimin e palosjes së ekranit të telefoni i cili i hapur ngjan me një tablet.

FlexPai del në shitje ditën e nesërme për 1291 dollarë për modelin 6GB RAM dhe 128GB memorie, 1434 dollarë për modelin 8GB RAM dhe 256GB memorie dhe 1864 dollarë për modelin 8GB dhe 512GB memorie./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu