Prezantimi i Kosovës në Festivalin e Filmit të Bosforit

0
50

Në Turqi është mbajtur edicioni i gjashtë i festivalit ndërkombëtar të Bosfor filmit. Aty mori pjesë edhe filmi kosovar, “Cold November”, me regji nga Ismet Sijarina dhe producent Fatmir Spahiun. Ishte Kushtrim Hoxha aktori kosovar që mori çmimin për aktorin më të mirë.

Këtë festival nga afër e ka përcjell edhe një delegacion i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në krye me zëvendësministren Leonora Morina-Bunjaku.

Sipas saj, Kosova ka treguar një prezantim të suksesshëm në Festivalin e Filmit të Bosforit.

Gjatë kësaj vizite, zëvendësministrja dhe delegacioni zhvilluan një sërë takimesh ku u mirëpritën nga drejtori i Kulturës dhe Turizmit Coskun Yilmaz, nga zëvendës presidenti i Federatës së Turqisë Servet Yardimici dhe në muzeun e artit turk dhe islamik u pritën nga zëvendës drejtori i ministrisë së kulturës dhe turizmit Murat Bozcu./OxygenPress.info

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu