Presidenti Thaçi kërkon tërheqjen e Vlora Çitakut nga Washingtoni

0
179

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka nënshkruar dekretin për tërheqjen e Vlora Çitakut nga pozita e ambasadores në Washington.

“Urdhërohet tërheqja e znj. Vlora Çitaku nga pozita e Ambasadores/Shefes së Misionit diplomatik të Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me seli në Uashington”, thuhet në paragrafin e parë të dekretit që e ka siguruar klankosova.tv.

Me qëllim të mbarëvajtjes së punës, Çitaku do të vazhdojë të ushtrojë këtë pozitë deri në emërimin e ri.

Ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, do t’i ndërmerr veprimet e zbatimit të dekretit.